Serbia e Aleksandër Vuçiqit dhe Shqipëria e Edi Ramës aleat të Vladimir Putinit për krijimin e “Rusisë së Vogël” në mes të Ballkanit!

Serbia e Aleksandër Vuçiqit dhe Shqipëria e Edi Ramës aleat të Vladimir Putinit për krijimin e “Rusisë së Vogël” në mes të Ballkanit!

Gani Qarri

  • 09 June 2022 - 07:35

Shkruan:ANALISTI –Gani Qarri

Projekt të cilin Edvin Kristaq Rama, pa fije turpi, ka vite, që mundohet, ta vjedhë padrejtësisht autorësinë, duke e shpallur veten, në mënyrë të rrejshme si prodhues i idesë së Serbisë së madhe, të ashtuquajtur herë si "Mini-Shengen" herë si "Ballkan i Hapur", i cili pas shpalosjes së të vërtetës nga Lavrov, së shpejti, ndoshta do ta ketë për detyrim, të quhet "Rusia e Vogël!".

-“Ballkani i Hapur” apo “Rusia e Vogël” në kushtet e sanksioneve të gjithanshme perëndimore kundër Rusisë, ishte projektuar qysh para invazinoit ushtarak rus në Ukrainë, që me ndihmën e Vuçiqit dhe kalorësit të ortodoksisë greko-serbo-ruse, Edvin Kristaq Ramës, përpiqej të jetësohej nga Vladimir Putini, si projekti më i rëndësishëm e jetik, për shtrirjen sa më të fuqishme të interesave të Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe këtë pjesë të Evropës Jugore.

“Ballkani i Hapur” ishte dhe mbetet, një instrumenti i veçantë dhe shumë i sofistikuar rus, për shmangien sa më efikase të sanksioneve të Bashkësisë Ndërkombëtare kundër Rusisë, në mënyrë që pa u hetuar, të paktën për një kohë, të bëhej vetëm ndryshimi e origjinës së mallit, në dokumente, nga “made in Rosia” në “made in Serbia” duke përdorur si terren veprimi, krijesën e ashtuquajtur “Ballkani i Hapur”, për kamuflimin perfekt, të kontrabandimit të mallrave dhe parave të federatës ruse, jashtë çdo kontrolli të SHBA-ve, NATO-s dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Prandaj vendimi largpamës i Qeverisë së Kosovës, për bojkot dhe mos pjesëmarrje në samitin e të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur” në Maqedoninë e Veriut, e dëshmoi vet koha më së miri, se ishte një nga veprimet më të qëlluara, në momentin më të rëndësishëm politik dhe strategjik të përpjekjes së kamufluar të Putinit, për çuarjen përpara të këtij projekti serbo-rus, në bashkë-koordinim të Beogradit dhe të Moskës , autorësia e të cilit u zbulua lakuriq nga vet Ministri i jashtëm rus Lavrov, me rastin e dështimit të vizitës së tij në Beograd.

Madje reagimi i ministrit rus, pas dështimit të vizitës së tij në Beograd e zbardhi krejt të vërtetën faktike, duke zbuluar katërçipërisht se inicimi i "Ballkanit të hapur", nuk ishte ide e Edvin Kristaq Ramës, por instrument i Moskës për shmangien e sanksioneve dhe bllokadës ekonomike e politike nga bota perëndimore ndaj këtij shteti agresor, i cili ka okupuar Ukrainën, prandaj Lavrov nuk shprehu pezmin e tij, se nuk mundi ti takonte miqtë e vet serb, Vuçiqin, Daçiqin, e Dodikun, apo edhe patriarkun e Serbisë, por, siç deklaroi vet ai, dështoi ta shprehte mbështetjen e plotë të Rusisë për "Ballkanin e Hapur" si produkt, i kamotshëm ruso-serb.

Projekt të cilin Edvin Kristaq Rama, pa fije turpi, ka vite, që mundohet, ta vjedhë padrejtësisht autorësinë, duke e shpallur veten, në mënyrë të rrejshme si prodhues i idesë së Serbisë së madhe, të ashtuquajtur herë si "Mini-Shengen" herë si "Ballkan i Hapur", i cili pas shpalosjes së të vërtetës nga Lavrov, së shpejti, ndoshta do ta ketë për detyrim, të quhet "Rusia e Vogël!". Në kushtet e sanksioneve të gjithanshme perëndimore kundër Rusisë, Ballkani i Hapur, apo “Rusia e Vogël”, që Putini u mundua ta jetësonte me ndihmën e Vuçiqit dhe kalorësit të ortodoksisë greko-serbo-ruse, Edvin Kristaq Ramës, ishte planifikuar si shtrirja më e fuqishme e interesave te Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe këtë pjesë të Evropës Jugore.

Një instrumenti i veçantë shumë i sofistikuar dhe tepër efikas për shmangien në “mënyrë legale” të sanksioneve të Bashkësisë Ndërkombëtare kundër Rusisë, pa u hetuar, të paktën për një kohë, pothuajse nga askush, duke përdorur si mjet, krijesën e ashtuquajtur “Ballkani i Hapur dhe bërë vetëm ndryshimin e dokumenteve të origjinës së mallit, nga “made in Rosia” në “made in Serbia”, për kamuflim të kontrabandimit të mallrave dhe parave të federatës ruse, jashtë kontrollit të SHBA-ve, NATO-s dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo lloj kontrabande, ishte planifikuar të realizohej fare lehtë në Serbi, e cila paraprakisht, përveç me Rusinë, kishte nënshkruar marrëveshje për “tregti të lirë” edhe me Organizatën Euro-Aziatike të Bashkëpunimit Ekonomik, që po ashtu dominohet nga Moska.

Kështu që duke pasur parasysh faktin se sa e lehtë është, të merren me mend vështirësitë dhe pasojat e rënda, që do të pasonin për prodhuesit tanë nga vërshimi masiv i mallrave ruse, duhet theksuar fort dhe sa më zëshëm, se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ti thënë jo pjesëmarrjes në këtë obstruksion rus, qoftë edhe si vëzhgues formal, duhet vlerësuar lartë dhe çmuar jashtëzakonisht shumë, si një nga veprimet më të matura e largpamëse dhe aktet më të qëlluara të manovrimit politik e strategjik të Republikës së Kosovës. Prandaj me këtë rast, lind pyetja e patejkalueshme edhe për politikanët sharlatan e lëngaraq si Edvin Kristaq Rama, apo tani edhe për shqipfolësin e serbizuar Abazo-viq, se çka duhet zbuluar më shumë, për tu larguar, pa u zhytur deri në fyt, në fekalet e kësaj nisme hileqare serbo ruse, për jetësimin e interesave të Serbisë dhe të Rusisë, të cilat nuk u bëjnë fare mirë interesave as çështjes shqiptare, sidomos në këto çaste problematike të vendosjes së Rusisë nën sanksionet ndërkombëtare.

Edvin Kristaq Rama e i cili ka marrë rolin e kalorësit të ortodoksisë serbo-ruse, për të çuar përpara interesat e Serbisë dhe të Rusisë së Putnit, duke iu nënshtruar tërësisht vardisjeve të Aleksandër Vuçiqit dhe injoruar publikisht Kosovën, për të përmbushur teket e tij antishqiptare, deri më tani, nuk ka dashur as të pranonte, se në Ballkanin e hapur, janë të implikuar drejtpërsëdrejti interesat e Rusisë, prandaj mbetet tërësisht e paqartë, se çfarë argumentesh tjera u nevojiten pseudo politikanëve shqipfolës si ai, e së fundi edhe Abazoviq, që përfundimisht të heqin dorë nga egoja personale, dhe një nismë serbo-ruse si “Ballkani i Hapur”, pasi që, siç e dëshmoi edhe vet Lavrov, u shërben vetëm interesave të një superfuqie agresive si Rusia dhe aleatit të saj në Ballkan, Serbisë së Aleksandër Vuçiqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".