Momenti i sikletshëm gjatë konferencës Scholz-Kurti, reagon teknika

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 12:28
Momenti i sikletshëm gjatë konferencës Scholz-Kurti, reagon teknika

Një moment i sikletshëm ka ndodhur sot gjatë konferencës së përbashkët për media të Kryeministrit Albin Kurti dhe Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Fillimisht foli Kurti dhe pjesa teknike ishte krejt në rregull, por kur i erdhi radha të flasë kancelarit gjerman, mikrofoni i tij si’funksiononte.

Më pas shihen dy persona duke u afruar te foltorja për ta rregulluar këtë problem.

Të dy liderët u munduan ta kalojnë këtë situatë me të qeshura.

(Kosova Sot Online)