Përparim Rama: Kaq do të fitonim po të mbahej “Sunny Hill” në Prishtinë

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 12:12
Përparim Rama: Kaq do të fitonim po të mbahej “Sunny Hill” në Prishtinë

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë llogaritë se sa do të fitonte Prishtina nëse do të mbahej festivali “Sunny Hill” gjatë katër ditëve të gushtit

Ai tha se është paraparë që profiti të jetë 12 deri në 15 milionë.

“Përfitimi i qytetit është paraparë që sivjet të jetë 12 deri në 15 milionë, pra këto janë humbjet. Unë s’kam asgjë kundër Tiranës edhe atje do të shkojë por festivali është dashtë të mbahet në Prishtinë”, tha Rama.

Dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se fitimi që Tirana do ta ketë nga organizimi i “Sunny Hill” pritet të jetë 40 deri në 50 milionë euro.

(Kosova Sot Online)