Fatura e krimeve dhe gjenocidit serb të luftës në Kosovë të nxirret pa vonesë!

Fatura e krimeve dhe gjenocidit serb të luftës në Kosovë të nxirret pa vonesë!

Gani Qarri

  • 16 June 2022 - 07:34

Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri

Kosova ka pritur mjaft dhe është koha e fundit që pa vonesë dhe në mënyrë urgjente Qeveria e vendit ta përgatis faturën e dokumentuar dhe të plotësuar me të gjitha të dhënat deri në detaje, mbi dëmet materiale dhe krimet e gjenocidin e shkaktuar nga ushtria dhe policia okupatore serbe ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, për ti adresuar, këto çështje, të definuara komplet të draft marrëveshjes e cila nën presionin e shtuar ndërkombëtar duhet të propozohet dhe imponohet për diskutim në tavolinën e bisedimeve, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

-Pozicionimi i qartë i kancelarit gjerman Olaf Scholz për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, pas SHBA-ve të cilat që nga fillimi kanë mbajtur qëndrimin e njohur për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, lidershipit politik të Kosovës në pushtet dhe opozitë, ky avantazh i fuqishëm politik, duhet ti shërbejë për vendosjen urgjente si kushtëzim, të faturës së krimeve e gjenocidit dhe të dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë dhe jo të vazhdojmë ta bartim deri në pafundësi këtë barrë dhe pasojë të rëndë të okupimit të Kosovës nga Serbia.

Megjithëse ky kushtëzim formalisht, në vijimësi është "theksuar" edhe në të kaluarën, ai për më se 10 vite dialog, asnjëherë nuk është lejuar nga Thaçi & Co, të nxirret në tavolinë të bisedimeve me Serbinë, duke tentuar që të lihet anash dhe harrohet tërësish, çdo krim e gjenocid që ka ndodhur në vendin tonë, si në asnjë shtet tjetër në rajon e më gjerë.

Kosova ka pritur mjaft dhe është koha e fundit që pa vonesë dhe në mënyrë urgjente Qeveria e vendit ta përgatis faturën e dokumentuar dhe të plotësuar me të gjitha të dhënat deri në detaje, mbi dëmet materiale dhe krimet e gjenocidin e shkaktuar nga ushtria dhe policia okupatore serbe ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, për ti adresuar, këto çështje, të definuara komplet të draft marrëveshjes e cila nën presionin e shtuar ndërkombëtar duhet të propozohet dhe imponohet për diskutim në tavolinën e bisedimeve, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për aq më tepër vet kryeministri Kurti, duke folur të shtunën që shkoi, në konferencën e Lidershipit të Ballkanit: “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Federata Universale e Paqes, tha se duhet të bëhet pranimi i krimit nga Serbia, në mënyrë që të arrihet pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë, krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të harrohen asnjëherë dhe për to, duhet kërkuar drejtësi e kërkim falje nga ana e agresorit që ishte Serbia.

Gjithçka do të kishte rrjedhë krejt tjetër, shtoi kryeministri Kurti, sikur të mos ishte politika agresive e gjenocidale e Serbisë, për pasoj të së cilës, ndodhi krimi i vazhdueshëm i Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, akt që dëmtoi të dy popujt dhe shkaktoi tragjedinë e katastrofën humanitare të cilën duhet të mos e harrojmë asnjëherë dhe të kërkojmë në vazhdimësi që me çdo kusht të vendoset drejtësia dhe të bëhet pranimi i krimit dhe kërkim-falja nga Serbia agresore, në mënyrë që të arrihet pajtimi ndërmjet dy popujve, për të garantuar qëndrueshmëri politike dhe paqe afatgjatë në këtë pjesë të Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".