Zemaj tregon se a duhet të votohet projektligji për Trustin

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 08:08
Zemaj tregon se a duhet të votohet projektligji për Trustin

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se në këto rrethana ekonomike duhet të kalojë projektligji për Trustin.

Ai ka thënë se inflacioni është i lartë e si rezultat i kësaj qytetarët janë varfëruar më shumë.

“Mendoj që projektligji për trustin duhet të kalojë në këto rrethana ekonomike. Qytetarët kanë nevojë për ato para”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka shtuar se deputetët duhet ta kuptojnë gjendjen financiare të qytetarëve.

E për gjendjen ekonomike në shoqëri e ka kritikuar Qeverinë Kurti.

(Kosova Sot Online)