VETTING-u dhe çështja e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme janë të domosdoshme për fuqizimin e shtetit ligjor

VETTING-u dhe çështja e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme janë të domosdoshme për fuqizimin e shtetit ligjor
VETTING-u dhe çështja e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme janë të domosdoshme për fuqizimin e shtetit ligjor

Muhamet Kelmendi

  • 21 June 2022 - 07:47

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Dhënia e mendimit pozitiv nga Komisioni i Venecias për VETTING-un dhe për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së pajustifikueshme janë shenja domethënëse se në Kosovë drejtësia ka vështirësi të mëdha dhe se kriminaliteti si bazë e krijimit të pasurisë është mjaft e lartë.

Natyrisht se për të funksionuar shteti i së drejtës kërkohen edhe disa ligje tjera të nxirren, të cilat do të bënin Kosovën funksionale në fushën juridike. E kam fjalën këtu për Ligjin mbi Lustracionin, për Ligjin Zgjedhor dhe për Ligjin mbi çështjet Sociale dhe të Pensionit. Me anën e këtyre ligjeve shteti i së drejtës do të ndërtohej dhe do të kishim shumë funksionalitet organet e shtetit.

Mendime e dhëna nga Komisioni i Venecias mbi VETTING- në dhe për Byron e Konfiskimit të Pasurisë së krijuar me krim jep mundësi që Kosovë të fillon dhe të ndërton një infrastrukturë juridike, mbi të cilën do të ndërtohen organet dhe do të punohet në fushat e tilla. Ligji mbi VETTING, kam deklaruar edhe në të kaluarën, tash më me forcë jam për atë, që në përgatitjen e ligjit dhe në punën e saj, pa përkrahje të UE, të Anglisë dhe të SHBA-ve nuk mundë të bëhet.

Janë tepër të ashpra marrëdhëniet në Kosovë, midis anëve të kundërta. Kemi shume konflikte midis pozitës dhe opozitës. Janë shumë veta që janë të fuqishëm që vetëm për vetëm, pa ndihmën e përmendur, nuk realizohen sukseset e pritura nga VETTING-u. Po kështu është anomali nëse nuk lejohet që ndaj punës së Byros për Konfiskimin e Pasurisë së Pa justifikueshme mos të ketë procese gjyqësore. Si ndaj vendimeve të VETTING-ut, ashtu edhe ndaj vendimeve të organeve administrative për konfiskimin e pasurisë së krijuar mbi baza kriminale, duhet domosdo të epen afatet ligjore për të shkuar lënda me padi nëpër gjykatat kompetente. Dhe, natyrisht se brenda këtij afati për paraqitjen e mjetit juridik, kurrsesi vendimet nuk duhet të bëhen të plotfuqishme.

Vendimet mund të ekzekutohen vetëm pas kalimit te afatit ligjor dhe kur shterohen mjetet juridike të ankimimit. Çështjet e tilla kërkohet të jenë pjesë e ligjit dhe me ligj të veprohet nga ana e organeve. Mbështetja e punës në ligj i bënë shumë funksionale organet kompetente dhe çështja për të cilën punohet realizohet në përputhje me shtetin e së drejtës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".