Haradinaj: E dhimbshme ikja e hershme e Vjosa Berishës

  • E.K /
  • 23 June 2022 - 15:40
Haradinaj: E dhimbshme ikja e hershme e Vjosa Berishës

Producentja e njohur, Vjosa Berisha, ka vdekur sot, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Për vdekjen e saj kanë reaguar persona të shumtë, duke përfshirë edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se është e dhimbshme “ikja e hershme e regjisores Vjosa Berisha, grua e fuqishme me shumë pozitivitet dhe dashuri për jetën”.

Ai i shprehu ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/580483730109646

(Kosova Sot Online)