E rëndë, makina përplas për vdekje 55-vjeçaren

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 12:57
E rëndë, makina përplas për vdekje 55-vjeçaren

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ku një grua ka gjetur vdekjen. Mësohet se një automjet që drejtohej nga M.Xh ka përplasur një 55-vjeçare, e cila ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat, për veprime  të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)