Hysni Gucati vjen në Kosovë për ta vizituar nënën e tij

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 14:14
Hysni Gucati vjen në Kosovë për ta vizituar nënën e tij

Nëna e ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, prej ditësh ndodhet e shtrirë në QKUK. Gjykata Speciale e ka lejuar Gucatin të vijë në Kosovë për ta vizituar nënën e tij.

Si rëndom, ai po përcillet nga forca të shumta policore.

Javë më parë Gucati u dënua nga Gjykata Speciale me 4 vjet e gjysmë burgim.

Ndërsa kohë më parë, atij i vdiq babai, kurse vetë Gucati u lejua tek pas dy ditësh të vinte në Kosovë për ngushëllime.

(Kosova Sot Online)