BIK ia pren kembët e zbuluara në foto perfaqësueses greke që u takua me Myftiun Tërnava

  • E.K /
  • 05 July 2022 - 13:32
BIK ia pren kembët e zbuluara në foto perfaqësueses greke që u takua me Myftiun Tërnava

Bashkësia Islame e Kosovës në një postim në Facebook e ka prerë fotografinë origjinale të takimit të udhëheqëses së Zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali me Myftiun Naim Tërnava.

Në fotografinë e prerë, këmbët e ambasadores Vakali janë “hequr” nga fotografia, pasi BIK siç duket e ka cilësuar veshjen e saj si tejet të zbuluar për t’u shfaqur në takimin me kreun e klerit mysliman të Kosovës.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren znj. Heleni Vakali. Myftiu Tërnava e njohu mysafiren me historikun, punët dhe aktivitetet që i zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai tha se BIK-u vazhdimisht ka luajtur një rol kyç në mbarëvajtjen e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend. Myftiu Tërnava kërkoi nga ambasadorja Vakali një angazhim më permanent për njohjen sa më parë të pavarësisë së Kosovës nga shteti i Greqisë”, thuhet në postimin e BIK.

Image

Fotografia e prerë në faqen e BIK në Facebook

Image

Fotografia origjinale e takimit

(Kosova Sot Online)