Numër i lartë i turistëve kudo në Evropë, por shtohet rreziku prej COVID-19

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 12:05
Numër i lartë i turistëve kudo në Evropë, por shtohet rreziku prej COVID-19

Sezoni i pushimeve verore është në lulëzim të plotë në të gjithë Evropën. Por vala e fundit e COVID është gjithashtu prezentë.

Pushuesit që mbërrijnë ose udhëtojnë nëpër Evropë po paralajmërohen për gjasat në rritje të kontraktimit të virusit, veçanërisht kur vizitojnë pikat e nxehta turistike.

Por me kufizimet e hequra në shumicën e vendeve, është e vështirë të dish se çfarë duhet të bësh nëse infektohesh me COVID në vendin tënd, e lëre më jashtë vendit, raporton Euronews.

Rastet me COVID-19 janë shtuar edhe në Kosovë, së fundmi.

Si në Kosovë ashtu edhe në Evropë në praktikë nuk ka kufizime. 

(Kosova Sot Online)