Djali 9-vjeçar i Zelensky dëshiron të bëhet ushtar e ta luftojë Rusinë

  • E.K /
  • 21 July 2022 - 11:53
Djali 9-vjeçar i Zelensky dëshiron të bëhet ushtar e ta luftojë Rusinë

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska thotë se lufta në Ukrainë e ka bërë djalin e saj nëntë vjeçar të dëshirojë të bëhet ushtar.

Në një intervistë për NBC, zonja Zelenska tha se tani e vetmja gjë që djali i saj Kyrylo dëshiron të bëjë është “artet marciale dhe si të përdorë një pushkë”.

Zonja Zelenska, gruaja e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ishte në një vizitë në SHBA, ku ajo kishte kërkuar më shumë armë për Ukrainën.

Duke folur për ndikimin e luftës pesë mujore me Rusinë tek djali i saj, ajo tha: “Para luftës, djali im shkonte në ansamblin e vallëzimeve popullore. Ai luante piano, mësoi anglisht”.

Por pas pushtimit të Rusisë, “e qartë se ai dëshiron të jetë ushtar,” tha ajo. “Nuk mund ta kthej atë në art dhe shkenca humane.

“Dhe kjo është ajo që unë me të vërtetë dua të siguroj është që fëmijëria e djalit tim t’i kthehet atij dhe që ai ta shijojë jetën e tij në maksimum”. 

(Kosova Sot Online)