Fillon rritja e pagave në disa kompani të Zvicrës

  • E.K /
  • 25 July 2022 - 11:58
Fillon rritja e pagave në disa kompani të Zvicrës

Ndërsa flitet për kriza, kërkesa për rritje pagash në Zvicër po shumëfishohet.

E gjithë bota po përjeton një krizë ekonomike, që ndikon tek secila familje. Pavarësisht se Zvicra është shteti më i fuqishëm ekonomikisht, kriza ka filluar të duket në shumë sektorë për shkak të mungesës së energjisë, gazit, njofton albinfo.ch.

Ndërsa flitet për kriza, kërkesa për rritje pagash në Zvicër po shumëfishohet, ndërsa inflacioni përshpejtohet.

Shumë kompani në këtë shtet tashmë kanë rritur pagat e tyre, referuar një sondazhi të agjencisë ekonomike AWP.

Ndërkohë që inflacioni po rritet, çmimet e konsumit kanë vijuar prirjen rritëse në muajin qershor, të nxitura nga energjia dhe ushqimet.

Thuhet se në bazë vjetore është + 3.4%.

Kompania si “Swisscom dhe Siguruesi i Cyrihut kanë përmirësuar tashmë pagat, me rritje që prekin pothuajse të gjithë punonjësit.

Ndërkohë edhe në Partners Group, disa nga punonjësit do të kenë kushte më të mira, duke filluar nga ky korrik.

Marketet si Migros dhe Coop, që janë ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Zvicër, do të presin diskutime me partnerët socialë në vjeshtë, si dhe Swiss Life dhe Credit Suisse. /Albinfo.ch

(Kosova Sot Online)