![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
![Mblidhen sot tri komisione parlamentare](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/03/auto_Kuvendi-i-Kosoves-780x439-1-600x3601659506971.jpg)
Sot do të mbajnë mbledhje tri komisione parlamentare.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të bëjë shqyrtimin e raportit të mbikëqyrjes së Ligjit për Noterinë, shqyrtimi i Raportit të mbikëqyrjes së Ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, formimi i grupit të punës për projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, caktimi i datës për intervistimin e kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kurse Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, diskuton lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror .
Ndërkaq në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, bëhet shqyrtimi i raportit vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021; shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurencës për vitin 2021.
(Kosova Sot Online)