Dhunimi i 11 vjeçares, Kica: As s'mund ta paramendoj si ndjehen prindërit

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 21:19
Dhunimi i 11 vjeçares, Kica: As s'mund ta paramendoj si ndjehen prindërit

 

Një vajzë 11 vjeçe dyshohet se është dhunuar për 7 orë në Prishtinë dhe të dyshuar janë pesë persona. Për këtë ka reaguar deputetja Doarsa Kica Xhelili, ajo tha se është e skandalizuar si nënë nga rasti që ka ndodhur. Xhelili ka shkruar se tashmë duhet nënat të zgjohen me frikën se fëmiu mund të ju përdhunohet. “Çdo ditë, zgjohem pranë vajzës sime. Kur jam me të, mendoj për të ardhmen e saj e kur jam larg saj, për sigurinë e saj.

Tani, të kemi nevojë të zgjohemi çdo ditë me frikën se fëmiu ynë mund të përdhunohet është ferr në vete. Është përtej frikës. Të tjetërson. Të zgjon ndjenja monstruoze ndaj sulmuesit. Jam absolutisht e skandalizuar nga rasti i sotëm ku dyshohet për përdhunimin e 11 vjeçares nga disa persona. Si nënë, jam e skandalizuar. E tmerruar. Jam e shqetësuar përtej mase për këtë rast dhe çdo rast (aspak të rrallë së fundmi) të dhunimeve. As nuk mund ta paramendoj si ndjehen prindërit e saj”, ka shkruar ajo. Kjo ka bërë që ajo të ja shtroj vetës disa pyetje se si deputete se çfarë po bëjn. Si deputete, jam po aq e skandalizuar sa kam nevojë të reagoj. Të mos bëj vetëm status që harrohet brenda 24 orësh.

Të shtroj pyetje legjitime ndaj vetvetes, deputetëve tjerë, qeverisë, shoqërisë civile, organizatave që merren me mbrojtjen e të miturve dhe secilit qytetar të Republikës së Kosovës. Çfarë po ndodhë? Çka po bëjmë e çka nuk po bëjmë? “Atëherë, shtrojmë pyetjen, marrë parasysh elementet tona sociale, ekonomike e kulturore, çka po na mungon? A janë, realisht, sanksionet të pamjaftueshme? A janë rastet e dështuara të ndjekjes penale në fakt shtytës negativ? A është kohëzgjatja e ndjekjes penale? Kohëzgjatja e procedurave? Apo është arsimi jo i mirëfilltë?

Edukimi seksual? Edukimi i të rinjve mbi pasojat e veprave penale? Thyerja e tabuve mbi diskutimet e hapura rreth këtyre temave?”, ka shkruar ajo. Reagimi i plotë: Një i mitur i vetëm i dhunuar është tashmë një më shumë se që kemi guxuar ta lejojmë. Çdo ditë, zgjohem pranë vajzës sime. Kur jam me të, mendoj për të ardhmen e saj e kur jam larg saj, për sigurinë e saj. Tani, të kemi nevojë të zgjohemi çdo ditë me frikën se fëmiu ynë mund të përdhunohet është ferr në vete. Është përtej frikës. Të tjetërson. Të zgjon ndjenja monstruoze ndaj sulmuesit. Jam absolutisht e skandalizuar nga rasti i sotëm ku dyshohet për përdhunimin e 11 vjeçares nga disa persona. Si nënë, jam e skandalizuar. E tmerruar.

Jam e shqetësuar përtej mase për këtë rast dhe çdo rast (aspak të rrallë së fundmi) të dhunimeve. As nuk mund ta paramendoj si ndjehen prindërit e saj. Si deputete, jam po aq e skandalizuar sa kam nevojë të reagoj. Të mos bëj vetëm status që harrohet brenda 24 orësh. Të shtroj pyetje legjitime ndaj vetvetes, deputetëve tjerë, qeverisë, shoqërisë civile, organizatave që merren me mbrojtjen e të miturve dhe secilit qytetar të Republikës së Kosovës. Çfarë po ndodhë? Çka po bëjmë e çka nuk po bëjmë? Dikush një ditë më tha, “po shtohen” rastet. Të them të drejtën, mendoj që nuk po shtohen sa, në fakt, po bëhen publike tanimë.

Do të doja të besoj që po vetëdijësohemi për rëndësinë e thyerjes së tabuve dhe ti trajtojmë si kriminel ata që në fakt janë të tillë. Përdhunuesit. Normimi dhe sanksionimi i veprave penale është botë në vete. Sanksionet nuk vijnë pa analiza shumë të thukta e të thella të sistemeve dhe rolit që sanksionet kanë në parandalim, e më pas integrim e edukim. Në shumë sisteme, sanksionet penale pavarësisht natyrës sanksionuese, nuk shihen si metodat optimale e të vetme të uljes së kryerjes së veprave penale. Ato e kanë të domosdoshme të bashkëveprojnë me institucione e veprimtari tjera parandaluese. Atëherë, shtrojmë pyetjen, marrë parasysh elementet tona sociale, ekonomike e kulturore, çka po na mungon? A janë, realisht, sanksionet të pamjaftueshme? A janë rastet e dështuara të ndjekjes penale në fakt shtytës negativ? A është kohëzgjatja e ndjekjes penale? Kohëzgjatja e procedurave?

Apo është arsimi jo i mirëfilltë? Edukimi seksual? Edukimi i të rinjve mbi pasojat e veprave penale? Thyerja e tabuve mbi diskutimet e hapura rreth këtyre temave? Kosova duhet URGJENTISHT të krijoi grupe ekspertësh nga të gjitha fushat që mund t’i kontribuojnë diskutimit të mirëfilltë rreth mekanizmave kyq preventues, edukues e sanksionues që i përgjigjet të gjitha pyetjeve të mësipërme, dhe këtu të përfshihet spektri politik. Probleme mund të kemi shumë, por e kemi OBLIGIM PRIMAR mirëqenien e fëmijëve tonë. Nuk guxojmë të lejojmë të lëndohet fëmiu i askujt. Absolutisht askujt!

(Kosova Sot Online)