Meta: Kemi një qeverisje mafioze, shtet që ka detyrime ndaj bandave

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 19:13
Meta: Kemi një qeverisje mafioze, shtet që ka detyrime ndaj bandave

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi akuza të forta në adresë të qeverisë gjatë një takimi me strukturat e gruas së degës së Tiranës. 

Meta tha kemi një qeverisje mafioze, duke shtuar se shteti ka detyrime mafioze ndaj bandave. 

Kreu i PL iu referua aferave korruptive të qeverisë, aferës së inceneratorëve dhe mos rritjes së pagave dhe pensioneve. 

Ilir Meta: Shqipëria është një vend me statistikat më të errëta. Ka vite që nuk rriten pagat dhe pensionet. Nëse do të ishin rritur pagat dhe pensionet, nuk do të vidhej në këtë mënyrë. Plehrat në Shijak digjen gjatë natës, në pabësi që njerëzit të mos i shikojnë. Kjo që ndodh në Shijak, ndodh edhe në shumë bashki të tjera. Kjo është tipike një qeverisje mafioze. Sa e morën vesh që do shkoja unë, se bëra postimin, çuan një zjarrfikëse dhe arrestuan një se kishte djegur gomat e makinës. Është një shtet i kapur, jo thjesht një kryetar bashkie i papërgjegjshëm. Ky është nje shtet që ka detyrime ndaj bandave, sepse i përdor për të vjedhur votat, i përdor për të kërcënuar qytetarët.  

(Kosova Sot Online)