Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 21:48
Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentimit mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” mbrëmjen e së premtes.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 20:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë. Njësi policore e trafikut, nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia po e trajton rastin”, njoftoi Krasniqi.

(Kosova Sot Online)