Osmani falënderon treshen evropiane që mbështetën Kosovën për vizat

  • S.A /
  • 17 September 2022 - 08:19
Osmani falënderon treshen evropiane që mbështetën Kosovën për vizat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka falënderuar Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për angazhimin e demonstruar në shërbim të liberalizimit të vizave për Kosovën. “Falënderim të madh për Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për angazhimin e tyre të vendosur për liberalizim të vizave për popullin e Kosovës”, ka shkruar ajo.

“Ky proces i vonuar është vendosur prapë në rrugën e duhur përmes punës së palodhshme dhe agjendës së qartë të institucioneve të Kosovës dhe mbështetjes së aleatëve tanë”, ka thënë Presidentja Osmani pas një deklarate të përbashkët që këto shtete të njohura si “Trekëndëshi i Vajmarit” kanë bërë thirrje për progres në procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.

(Kosova Sot Online )