
Haziri: LDK e ka kthyer votën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se sondazhi nxjerr në shesh një indikacion që partia tashmë e ka të qartë.
Ai ka thënë se LDK po kthen votën e humbur.
“Konfirmohet që për LDK ka nisur rikthimi i besimit. Ne po kthejmë votuesin tonë, që kishte humbur besimin”, ka thënë Haziri
Sipas Hazirit, në LDK po kthehet besimi sepse LDK është hapur.
“Kjo vjen si pasojë e një hapje të LDK-së, një hapje të fillume, sepse asgjë nuk ka të përfunduar në LDK. Ne jemi opozitë, ne s’bëjmë opozitarizëm goditës, por opozitarizëm rekomandues. Përpiqemi ta këshillojmë qeverinë që ta përballojë krizën ekonomike, energjetike, në dialog”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)