Policia e Kosovës mbyll 29 motele e bujtina në disa cepe

  • A.P /
  • 06 February 2026 - 09:18
Policia e Kosovës mbyll 29 motele e bujtina në disa cepe

Policia ka vazhduar, tash e disa ditë, aksionin e saj nëpër objekte hoteliere në tërë vendin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia thotë se ka kontrolluar 272 lokale, kryesisht motele dhe bujtina, duke mbyllur 29 prej tyre, pasi që nuk i plotësonin kriteret e parapara sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi.

Policia njofton se me dyshimin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me personin nën moshën 16-vjeçare” në një rast në Prizren ka njoftuar organet kompetente.

“Në këtë lokal janë konfiskuar dy dokumente (të dy shtetaseve të Shqipërisë), pa leje qëndrimi, për procedura të mëtejme”, theksohet në njoftim.


(Kosova Sot Online)