
Osmani takon Blinken në pritjen e Biden

Osmani takon Blinken në pritjen e Biden: E informova për zhvillimet e fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla kanë takuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në një pritje të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
“E gëzuar që pata rastin të takoja Sekretarin Blinken mbrëmë në një pritje, të organizuar nga Presidenti Biden”, ka shkruar ajo në Twitter
Osmani ka thënë se Sekretarin Blinken e ka informuar për zhvillimet e reja që nga takimi i tyre i fundit.
Ajo e ka falënderuar Blinken për angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon.
(Kosova Sot Online)