Prokuroria ndalon për 48 orë një Kryesuese të Komisionit

  • A.P /
  • 06 February 2026 - 13:05
Prokuroria ndalon për 48 orë një Kryesuese të Komisionit

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikç ka konfirmuar se me urdhër të Prokurorisë së shtetit është ndaluar për 48 orë një kryesuese e KQZ-së për procesin e numërimit të votave në Deçan.

Ai ka thënë se brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesa për sigurimin e prezencës së saj në procedurë penale.

“Është ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, edhe një kryesuese për rastin e procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, ka thënë Nikçi.

(Kosova Sot Online)