Luajtën shah e ‘letra’, arrestohen 10 deçanas
Sikurse çdo ditë tjetër, po iu shërben klientëve të tij. Përjashtim bëri mbrëmja e së enjtes, kur Asim Osdautajt nga fshati Isniq i Deçanit, iu ndërpre puna.
Këtu erdhën Policë me një detyrë, arrestimin e tij dhe të 9 personave të tjerë.
Kjo u krye nën dyshimet për kryerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit.
Një ditë pas kësaj ngjarje, vetë Osdautaj mohon këto akuza.
Ai thotë se në kafiterinë e tij luhen lojëra të tjera që nuk janë të paligjshme.
Edhe pas intervenimit të Policisë, ai pohon se do të vazhdojë të punojë normalisht në lokalin e tij dhe nuk do ti ndalojë lojërat.
Detaje të tjera mbi rastin, treguan edhe nga Policia Rajonale e Pejës që i priu këtij aksioni.
Por, me vendim të prokurorit, dhjetë të dyshuarit pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt.
Nga Prokuroria Themelore e Pejës tregojnë arsyet e këtij vendimi.
Pos këtij rasti, Policia Rajonale e Pejës sivjet ndërhyri edhe në tri raste tjera të ngjashme.
(Kosova Sot Online)
