I moshuari plagos me armë 6-vjeçarin

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 15:26
I moshuari plagos me armë 6-vjeçarin

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Kukësit ku ka mbetur i plagosur një 6-vjeçar.

Një 75-vjeçar ka plagosur aksidentalisht me çifte komshiun e tij 6 vjeç, i cili është në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për sqarimin e ngjarjes.

Kukës/Informacion paraprak 

Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale. 

Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)