Seminari i Rose-Roth, dita e dytë nis me adresimin e Kurtit

  • A.P /
  • 09 October 2022 - 08:38
Seminari i Rose-Roth, dita e dytë nis me adresimin e Kurtit

Ka filluar në Prishtinë Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“

Sot prej orës 9:15, në Prishtinë seminari vazhdon punimet në ditën e dytë me adresimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Gjatë ditës në një prej paneleve do të marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të ftuar të tjerë, po marrin pjesë në takimin treditor, i dyti i këtij lloji në Kosovë.

(Kosova Sot Online)