Autobusi nga Kosova sulmohet në Serbi

  • A.P /
  • 09 October 2022 - 11:35
Autobusi nga Kosova sulmohet në Serbi

Një autobus nga Kosova është sulmuar me gurë në Serbi.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën Nish-Leskovc, rreth orës 18:50.

Burime kanë pohuar se autobusi u sulmua nga dy serbë të maskuar, të cilët hodhën gurë në drejtim të tij.

Autobusi, i cili mban logon “Turist Kosova e Re” po udhëtonte në linjën e rregullt Prishtinë-Cyrih.

Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.

(Kosova Sot Online)