
Aksident në Brezovicë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Shtërpcë – Brezovicë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 2:20 të mëngjesit.
Të përfshirë në aksident ishin dy vetura.Rastin e ka konfirmuar, Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
“Sot, rreth orës 02:20 të mëngjesit, në rrugën Shtërpcë-Brezovicë ka ndodhë një aksident komunikacioni, ku në të janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në automjete, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Shtërpcë, me autoambulancë është dërguar në drejtim të Graqanicës, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor” – tha Veseli.
(Kosova Sot Online)