Lexoni edhe:
Shaban Gogaj dënohet me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetaj
Një ditë pas diskutimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ministrat e Bashkimit Europian do të shkëmbejnë mendime mbi gjendjen e përgjithshme të zonës Schengen me fokus të veçantë në menaxhimin e kufijve të jashtëm dhe do të vendosin veprimet në këtë fushë.
Po ashtu, ministrat do të diskutojnë zhvillimet e fundit mbi migrimin në Ballkanit Perëndimor, i cili ka shënuar një rritje të madhe të numrit të emigrantëve këtë vit.
Shaban Gogaj dënohet me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasjen e Agonis TetajLexoni edhe:
Ky shkëmbim do të bëhet në bazë të një barometri të Komisionit dhe një analize të rrezikut nga Frontex.
Këshilli do të ftohet të miratojë konkluzionet mbi ciklin e politikave strategjike shumëvjeçare për menaxhimin e integruar evropian të kufijve (EIBM).
Duke marrë parasysh udhëzimet politike nga Këshilli të përfshira në konkluzionet, Komisioni do të publikojë të dhënat e EIBM-së deri në fund të vitit 2022 dhe mbi këtë bazë do t’i mundësojë Frontex-it të përgatisë një strategji teknike dhe operacionale për EIBM-në dhe shtetet anëtare të EIBM-së së tyre kombëtare.
(Kosova Sot Online)