
Policia ruse merr burrat me forcë për t’i dërguar në luftë

Që nga mëngjesi i të premtes herët në Moskë dhe Shën Petersburg, policia ka kontrolluar burrat në stacionet e metrosë, shumë prej të cilëve janë ndaluar dhe thirrur për t’u paraqitur në zyrat e rekrutimit.
Banorët e Moskës dhe Shën Petersburgut po raportojnë në mediat sociale dhe për bastisjet e policisë, ndërsa postojnë foto dhe video që tregojnë oficerët e policisë që ndalojnë dhe friksojnë të rinjtë.
Në Shën Petersburg, policia dhe oficerët me rroba civile ndaluan burrat jashtë ndërtesave të banimit në lagjen Kalininsky të qytetit dhe gjetkë.
Në Moskë policia dhe zyrat e rekrutimit ruajnë rekrutët e mundshëm pranë qendrës tregtare Galaktika dhe të paktën 13 stacione metroje.
(Kosova Sot Online)