
VV zgjedh kryetarin dhe strukturat e reja

Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë ka përfunduar procesin e brendshëm zgjedhr në nivelin e dytë organizativ dhe ka zgjedhur delegatët për në nivelin e tretë.
Kryetar i Qendrës është zgjedhur Agon Batusha, nënkryetar i dytë Franë Prenrecaj, kryetare e Gruas Afërdita Kusari – Kumnova, ndërsa kryetare e Rinisë së VV-së është zgjedhur Vlera Kërleshi.
Postimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Gjakovë, përfundoi procesin e brendshëm zgjedhor në nivelin e dytë organizativ dhe zgjodhi delegatët për në nivelin e tretë, në një atmosferë demokratike.
(Kosova Sot Online)