Momenti dramatik, piloti hidhet me parashutë pasi avioni përfshihet nga flakët

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 22:09
Momenti dramatik, piloti hidhet me parashutë pasi avioni përfshihet nga flakët

Një video dramatike është bërë virale në internet, ku pretendohet se një pilot rus është hedhur me parashutë pasi avioni ishte përfshirë nga flakët.

Në videon e publikuar në Telegram pretendohet se avioni është rrëzuar mbi Belgorod, në Rusi, ndërsa pamjet janë kapur nga kamera e vendosur në trupin e pilotit.

Autoritetet ruse raportuan se avioni ishte përplasur më parë me një linjë elektrike, ndërsa zyrtarë ukrainas thënë se ai ishte rrëzuar pasi ishte goditur me raketë.

(Kosova Sot Online)