Nga kremacionet deri në festime: Një udhëtim në qytetin e shenjtë, të cilin duhet vizituar së paku një herë në jetë

  • S.A /
  • 26 October 2022 - 12:12
Nga kremacionet deri në festime: Një udhëtim në qytetin e shenjtë, të cilin duhet vizituar së paku një herë në jetë

Varanasi është një ndër qytetet më të vjetra të banuara në botë, si edhe qyteti më i vjetër në Indi

Është qendër kulturore dhe religjioze e Indisë me mijëra vjet.

Sipas një legjende, qytetin në brigjet e lumit Gang, e ka themeluar Perëndia Shiva.

Vlerësohet që në Varanasi gjenden 23.000 tempuj! Në tempuj hyhet pa këpucë, dhe në kohën e ndonjë solemniteti nuk u lejohet hyrja turistëve.

Shumica e tempujve të vjetër është shkatërruar në shekullin e 12-të dhe të tashmit datojnë nga shekulli i 18-të.

Pjesa e vjetër e qytetit pranë bregut të lumit Gang ka shumë rrugë të ngushta gjarpëruese me dyqane të ndryshme dhe me tempuj të vegjël dhe të mëdhenj.

Këtu çdo gjë gëlon nga njerëzit, si vendas ashtu edhe turistë. Nëse vendosni për një shëtitje në qytetin e vjetër, që edhe madje nuk rekomandohet, merrni me vete një elektrik dore, sepse ndërprerjet e energjisë elektrike janë të shpeshta.

Provoni të bëni pazar për produktet e mëndafshit, për të cilat është i njohur.

Pelegrinët bëjnë ceremonitë fetare në brigjet e lumit Gang, në një ndër 84 shkallët e gurit. Shkallaret janë ndërtuar me gurë të gjerë, që çojnë te lumi. Dhe derisa në disa prej tyre disa njerëz lahen, në të tjerat djegin të vdekurit e tyre dhe pluhurin e hedhin në ujë.

Imagjinoni të ngjiteni në një vrojtim me pamje nga lumi i shenjtë i Indisë për të parë qindra njerëz që kalojnë nëpër ujin me baltë për të larë mëkatet e tyre. Dhe pastaj imagjinoni të dëshmoni një ceremoni djegieje që po zhvillohet në brigjet e të njëjtit lumë. Këto janë vetëm dy nga gjërat thellësisht shpirtërore për të përjetuar në Varanasi, por kjo nuk është e gjitha.

(Kosova Sot Online )