Aksident me vdekje në Prizren

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 09:48
Aksident me vdekje në Prizren

Një person që po voziste kamionin ka goditur për vdekje dje një biçiklist në Prizren.

Sipas policisë, aksidenti me fatalitet është shkaktuar nga pakujdesia.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Prizren 26.10.2022-16:05. I dyshuari mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar kamionin nga pakujdesia ka goditur një biçiklist. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)