Publikohet momenti kur Bislimi njoftohet nga serbët se duhet të kthehet në Kosovë

  • A.P /
  • 27 October 2022 - 19:48
Publikohet momenti kur Bislimi njoftohet nga serbët se duhet të kthehet në Kosovë

Delegacioni i Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është kthyer prapa në Kosovë

Kjo ka ndodhur në vendin e quajtur Velika Plana, rreth 85 km pa arritur në Beograd.

Në një deklaratë për portalin Koha.net, Bislimi tha se ata janë afruar deri tek Beogradi, e ku janë ndalur nga një veturë e policisë.

E aty, sipas tij, i është thënë se nuk mund të bëhet vizita për arsye të sigurisë.

“Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet. Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”, deklaroi Bislimi 

Zëvendëskryeministri kosovar sot do të merre pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. Diskutimi ishte paraparë të niste në orën 17:00.

(Kosova Sot Online)