
Lexoni edhe:
Hajnat bëjnë kërdi në Ferizaj, vidhen stoli ari në vlerë prej 10 mijë eurosh
Gjykata Themelore në Pejë, me kërkesë të prokurorisë, ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Flori Beqirajt, i dyshuar për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
Hajnat bëjnë kërdi në Ferizaj, vidhen stoli ari në vlerë prej 10 mijë euroshLexoni edhe:
“Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana juaj, ju njoftoj se Gjykata duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë ka vazhduar masën e paraburgimit deri me datë 29.11.2022”, tha Zhuti.
Aplinistja Nikqi e kishte denoncuar vetë sulmin seksual ndaj saj, teksa pamjet i ka shpërndarë edhe në Facebook.
“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, kishte njoftuar alpinistja.
Alpinistja kishte deklaruar se sulmuesi ka lënë një vragë në jetën e saj.
(Kosova Sot Online)