Hajnat bëjnë kërdi në Ferizaj, vidhen stoli ari në vlerë prej 10 mijë eurosh

  • E.K /
  • 31 October 2022 - 09:32
Hajnat bëjnë kërdi në Ferizaj, vidhen stoli ari në vlerë prej 10 mijë eurosh

Në një shtëpi në Softaj të Ferizajt, të dielën hajnat kanë arritur të vjedhin një pistoletë me leje dhe stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se rasti është duke u hetuar.

“Me datën 30.10.2022 rreth orës 15:20 kemi pranuar një informacion nga personi F.Z i moshës 30-vjeçar për një rast vjedhje e rëndë në fshatin Softaj të Ferizajt .Policia e stacionit në Ferizaj, hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme , kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Dyshohet se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nga aty kanë vjedhur një armë zjarri ,pistoletë me leje dhe stoli ari rreth 10 mijë euro. Policia po punon intensivisht për të zbardhur sa më shpejtë rastin”, tha Veseli.

(Kosova Sot Online)