Ramush Haradinaj përkulet para shtatores së Zahir Pajazitit: Urime ditëlindja hero

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 11:53
Ramush Haradinaj përkulet para shtatores së Zahir Pajazitit: Urime ditëlindja hero

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar dëshmorin Zahir Pajaziti, në përvjetorin e 60 të lindjes.

Haradinaj publikoi një foto, i përkulur para shtatores së heroit.

“Urime ditëlindja Hero!”, shkroi Haradinaj.

Zahir Pajaziti ishte një prej komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmor më 31 janar 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga forcat serbe.

Pas luftës, ai u shpall hero i Kosovës.

(Kosova Sot Online)