Tabloidi më i madh në Europë, BILD, raporton për rrahjen e të moshuarës në Pejë

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 16:35
Tabloidi më i madh në Europë, BILD, raporton për rrahjen e të moshuarës në Pejë

Mediat botërore kanë raportuar për rrahjen e të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë.

E përditshmja gjermane BILD, i ka kushtuar artikull ngjarjes së rëndë që tronditi vendin.

Pamje tronditëse nga shtëpia e të moshuarve në Kosovë, një infermiere godet disa herë një banore dhe të paktën dy punonjëse të tjera mund të shihen në video, raporton BILD.

Pjesë e stafit thuhet se është edhe personi që ka filmuar klipin e neveritshëm. Gratë qeshin derisa infermierja godet gruan që po qan, vijon e përditshmja gjermane.

Gazeta britanike “Daily Mail” ka shpërndarë sulmin ndaj të moshuarës që ndodhi në shtëpinë “Orenda” në Pejë.

“Ky është momenti shokues kur një e moshuar në një shtëpi të pleqve në Kosovë goditet me shuplakë vazhdimisht nga një infermiere”, shkruan “Daily Mail”.

“Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja Aurona Pelaj që e rrah me shuplaka e me shqelma të moshuarën në Pejë, teksa koleget e saj qeshin me zë të lartë.

(Kosova Sot Online)