Serbët mblidhen në Mitrovicën e Veriut

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 11:53
Serbët mblidhen në Mitrovicën e Veriut

Lista Serbe dje i ka ftuar serbët të tubohen sot në orën 12:00.

“Vëllezër e motra, le të mblidhemi të gjithë nesër në kuvendin e përgjithshëm kombëtar në Mitrovicë në ora 12:00, para përmendores së perandorit Llazar nga do t’i themi Europës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq! Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë. Flamujt në dritare!!!”, u tha në njoftimin e Listës Serbe të shtunën.

Prandaj sot serbët kanë nisur të mblidhen në Mitrovicën e Veriut.

Nën tingujt e këngëve nacionaliste, serbët me flamuj në duar kanë vendosur t’i përgjigjen thirrjeve të Listës Serbe, zyrtarët e së cilës dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

 Komandantët e Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, nga komuniteti serb, të shtunën i zhveshën uniformat e tyre para zyrtarëve të Listës Serbe në Zveçan.

(Kosova Sot Online)