61-vjeçari martohet për herë të 88-të

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 12:37
61-vjeçari martohet për herë të 88-të

Një burrë 61-vjeçar nga Majalengka në Javan Perëndimore, Indonezi është gati të martohet për herë të 88-të.

I identifikuar si Kaan, i moshuari njoftoi se është gati të martohet me ish-gruan e tij të 86-të, raportoi Tribunneës.

Burri është mbiquajtur “Mbreti i Playboy” për shkak të martesave të shumta.

61-vjeçari është fermer dhe tha se nuk mund ta refuzonte gruan të kthehej tek ai.

“Edhe pse ka shumë kohë që jemi ndarë, dashuria mes nesh është ende e fortë”, tha fermeri për publikimin.


(Kosova Sot Online)