Pas tensioneve në veri: Stoltenberg telefonon Kurtin e Vuçiqin

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 18:57
Pas tensioneve në veri: Stoltenberg telefonon Kurtin e Vuçiqin

Përmes një postimi në Twitter Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se ka diskutuar së fundmi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Stoltenberg, shprehet se lidhur me tensionet në veri, u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


”Fola me @avucic dhe @albinkurti për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. @NATO_KFOR mbetet vigjilent”, thekson Stoltenberg.


(Kosova Sot Online)