“Grabitja” e Kosovës

“Grabitja” e Kosovës
“Grabitja” e Kosovës

Ragip Mexhuani

  • 16 May 2024 - 15:24

Shkruan: Ragip Mexhuani

Kosova fatkeqësisht u grabit edhe nga politikanët shqiptarë si në kohën e Serbisë së vjetër. T’i kthehet popullit dhe Kosovës pasuria e grabitur pas luftës 1998-9. Duhet kërkuar përgjegjësi për opozitën e tashme 20 vjeçare që e la popullin pa tokë dhe pa fabrika. Pas shkatërrimit të fabrikave 90%, popullit të Kosovës i mungon edhe gjysma e tokës. Makineritë e fabrikave u shitën për skrap në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, kurse trojet e këtyre ndërmarrjeve u uzurpuan për bisnese, depo, etj. Mijëra ha tjerë të tokës u zunë me betonime, ndërtime bisnesesh ashtu për pushtetarët. Shumë vendbanime - fshatra të Kosovës janë bashkuar në mes veti me ndërtime. Populli 39% jetonte nga bujqësia, kurse 61% nga fabrikat. Kosova më shumë eksportonte sesa importonte, tash Kosova fare pak eksporton. Kosova i kishte 1.733 ndërmarrje industriale. Ekonomia e Kosovës ka realizuar eksport-import me të gjitha kontinentet. Populli po jeton nga mërgimtarët dhe nga importi - prodhime nga jashtë. Në Kosovë rreth 80% e prodhimeve bujqësore sigurohen nga jashtë (importi). Nga pushtetarët opozitarë u privatizuan (u uzurpuan) 178.853 ha tokë bujqësore publike. Deri më 1990 në botën e jashtme punonin rreth 30 mijë kosovarë. Tash gjysma e kosovarëve dhe e shqiptarëve janë shpërngulur. Në vitin 2019, 50 mijë ha janë mbjellë me grurë(Min. e Bujqësisë). Kurse para luftës janë mbjellë me grurë mbi 100 mijë ha. Qerim Kastrati - Gjeografi 11 … Prishtinë: Albas, 2019 f.53… Në Kosovë çdo vit humbin rreth 2000 ha tokë. Një banori në vitin 1991 i takonte 56 ari tokë. … , kurse në vitin 2014 një banori i takonin rreth 28 ari tokë bujqësore. … 

Shefqet Sh. Pllana - Ekologjia e Kosovës. … f.30. … në vitin 2050 një banor do t’i ketë 0,04 ha tokë bujqësore. Prof. dr. Musa Limani - Ekonomia e Kosovës… Prishtinë,2018 f.447… nga AKP-ja, deri më tani janë privatizuar 1.300 ndërmarrje shoqërore, me një vlerë prej 760 milionë euro. Nga këto mjete, 90 milionë euro janë transferuar në buxhetin e Kosovës .., po cekim se vetëm Kombinati i duhanit të Nishit në Serbi, është shitur në një vlerë mbi 520 milionë euro. … 

Ismail S. Kastrati- Kohë Zhgënjimesh Prishtinë,2018. f.152-3… shitja e 25.000 ha të tokës bujqësore për 90 milionë € ose 3200€ për një ha, … Interferimi i drejtpërdrejtë i njerëzve të pushtetit dhe i grupeve mafioze në procesin e privatizimit, ndikuan në “vetëvrasjen” e kryetarit të Bordit të AKP-së, z. Dino Asanaj. Elita politike (PDK-ja), me ndërhyrje klienteliste, nepotiste në PTK, arritën që këtë ndërmarrje publike të suksesshme ta sjellin buzë greminës. Gjatë viteve e mbushën me militantë partiakë dhe familjarë deri në 3.400 punëtorë. … 

Ismail Kastrati- Rrënimi dhe Rimëkëmbja e Kosovës 1998-2005 Prishtinë, 2012. f.195-6… Shitja e sektorëve strategjikë është shitje e një pjese të sovranitetit të Kosovës. … Më 2012 u privatizua distribuimi i KEK-ut, për vetëm 26,3 milionë €, një çmim ky që vetëm ndërtesa administrative në qendër të qytetit në tregun e lirë do të kushtonte aq. 

Flaka Surroi- Të shtunën nga Zgafellja 2005-2009 Koha Prishtinë mars 2013 f.41… 24 ndërmarrje u shitën falë. … 

f.42 … toka bujqësore në fshatin Çubrel të Skenderajt me sip. prej 300 ha u shitën për vetëm 29 mijë euro. … Nuk e di se çfarë ekonomie është ajo që lejon që një hektarë tokë të shitet për 97 euro? 

“Eksperti” gjerman, paguhej nga 25 mijë euro në muaj në KEK. 

Prof. Asllan Pushka - Aspekte Gjeosociale dhe Gjeoekonomike në Kosovë   Prishtinë, 2002. f.347… prej sip. bujqësore gjithsej në sektorin shoqëror (viti 1987) kanë qenë 178.853 ha ose 30,5%… Agjencioni për Privatizimin e Kosovës e ka shitur pronën shoqërore. 

Adil Rr. Fetahu - Publicistikë Trend Prishtinë, 2017   Dr. Millorad Obradoviq (Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë, 1918-1941) f.226. .., kishin ardhur në Kosovë 11.722 familje, me 53.884 anëtarë, të cilëve u ishin dhënë 192.212,94 ha tokë e punueshme dhe pyje. Pos këtyre familjeve… kishin ardhur edhe 5.300 familje autokoloniste, të cilët kishin blerë toka me çmim shumë të lirë. … kryetari i Qeverisë së Serbisë, Nikolla Pashiqi, i cili  kishte blerë 3.000 ha tokë në Gazemestan, afër Prishtinës, ndërsa Punisha Raçiq … kishte “fitua” 3.500 ha pyje në malet e Deçanit, dhe 50 ha tokë pjellore në fushën e Shkupit! Në vitin 1927 Manastirit të Deçanit shteti serb i kishte dhënë pronat e 50 familjeve shqiptare të fshatit Isniq, ndërsa Manastirit të Deviqit i kishte dhënë pronat e 20 familjeve të fshatit Llaushë. Në vitin 1932, këtyre manastireve iu kishte dhënë edhe 580 ha toka të marra familjeve shqiptare… 

f.227… në bazë të Ligjit për reformën agrare dhe kolonizimin (të vitit 1945), në vitin 1946 Patrikanës së Pejës i ishin marrë 223 ha tokë dhe 570 ha pyje, kurse Manastirit të Deçanit prej 208 ha tokë të punueshme dhe 600 ha pyje, reforma agrare ia kishte lënë 30 ha tokë dhe poaq pyje. … 

Pushteti okupues i Serbisë… në vitin 1997 ia kishte falur Manastirit të Deçanit 25.5 ha tokë të ndërmarrjes shoqërore “Iliria”dhe “Apiko”… Përparimi - Revistë Shkencore 6   Prishtinë,1979. 

Sinan Gashi: f.970… Për tokat që ishin uzurpuar pas datës 28.08.1945, parashihej që të merren nga uzurpatorët arbitrarë, pa kurrfarë kompensimi. 

f.972… Në vitin 1948 të gjitha djerrinat, kullosat, pyjet e tokat e tjera shpallen me ligj të posaçëm për pasuri të përgjithshme popullore, … f.973… gjatë periudhës afër 17 vjeçare, në Krahinën e Kosovës janë zbuluar dhe evidentuar vetëm 7252 raste te uzurpimeve arbitrare në tokat e pronësisë shoqërore, me një sip. të përgjithshme prej 1214 ha. Procedura të gjykatat komunale është hapur ndaj 4356 uzurpuesve arbitrarë, ndërsa gjykatat arritën të zgjedhin vetëm 2592 raste kontestuese. …

Agim Bajrami - Kosova dhe Sfidat e saj në rrugën e Bashkimit Evropian Sh.B Rugova Art Prishtinë 2017. f.26 … se edhe EULEX-i është i korruptuar nga vendorët - zyrtarët e lartë, dhe rastet e hetuara janë mbyllur pasi është marrë ryshfet. … 

f.84 … Transparency International…  Qeveria nuk ka dënuar asnjë zyrtarë të lartë qeveritar për korrupsion, dhe se nuk ka ndonjë ministër të qeverisë që ka dhënë dorëheqje. … 

Fisnik Rexhepi - Siguria në Ballkanin Perendimor andena Prishtinë, 2014 

f.74-5… Raporti Transparency International-Corruption Barometer 2010-2014… korrupsioni në Kosovë është ngritur deri në 73% … Përkundër faktit se institucionet e Kosovës kanë formuar agjensionin kundër korrupsionit në vitin 2006… edhe vetë politika është zhytur në korrupsion. … andaj edhe sistemi gjyqësor konsiderohet të jetë i korruptuar. … 

15 gjyqtarë dhe prokurorë kanë keqpërdorur 600.000 euro nga buxheti i Kosovës. … 

Koli Xoxi - Zhysten Gadar dhe Miqtë e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët Sh.B Vatra- Tiranë, 2004. f.152. … Pushtetari duhet të jetë i përpikët, vetëm atëherë ai është qeveritar i arsyeshëm. … Grabitja e përgjithshme e zhduk një popull. … Grabitja e vendit çon në zhdukjen e një populli. Pa karakter të vërtetë, popujt e vegjël dobësohen në fillim, dështojnë dhe vdesin më pas. … Shqiptari duhet të respektojë shkollën dhe shkencën pa këto ai kthehet në kafshëri : qytetërimi do të mungoj, pa edukatë të mirëfilltë nuk mund të fitojë asgjë, aspak të përparoj. Nëpunësitë e shtetit duhet të jenë shërbëtorë të atdheut të tyre, jo sundues të tij. …

Adil Fetahu … f.229… Po të funksiononte Kosova si shtet i konsoliduar, do duhej të regjistrojë të gjitha pronat, ta zbatojë një reformë agrare dhe t’ua merr tokat të gjitha kishave, manastireve e vakëfeve, të mos u jep asgjë jashtë oborrit, sepse ato nuk janë kooperativa, ekonomi a kombinate bujqësore, për të zhvilluar ekonomi, por janë “institucione shpirtërore, për t’ua prishur shpirtin qytetarëve”! … Poashtu do duhej t’iu merren tokat e pasuritë tjera të gjithë atyre matrapazëve, të cilët me çmime “ma lirë se badihava”, me para të pista apo në mënyrë tjetër kriminale, në procesin e korruptuar të privatizimit kanë “blerë” nga disa qindra hektarë toke, edhepse nuk merren me bujqësi, kanë blerë për “bagatellë” objekte të vlerës disa dhjetra apo qindra miliona euro! Këtyre padrejtësive duhet t’iu vjen fundi njëherë e mirë. (13 dhjetor 2015).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".