
Kurti fton në takim liderët e opozitës

Nga Zyra e Kryeministrit bëjnë të ditur se Albin Kurti u ka dërguar ftesë liderit të PDK-së Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së Ramush Haradinaj për takim të martën.
Ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i cili ka dërguar sot letër Kryeministrit Albin Kurti për situatën në pjesën veriore të Kosovës, duke i shprehur gatishmërinë e PDK-së për të komunikuar dhe harmonizuar veprimet e institucioneve në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në letrën e tij, lideri i Opozitës, Memli Krasniqi, ka thënë se situata në pjesën veriore është shqetësuese, me rrezik të përshkallëzimit, ndërsa epilogu nuk është i qartë. Andaj, sipas tij, një koordinim i Qeverisë me Opozitën dhe harmonizimi i veprimeve institucionale me partnerët ndërkombëtarë është i domosdoshëm.
(Kosova Sot Online)