Aleksander Vuçiqi i drejtohet Kosovës dhe BE-së për marrëveshjet e Brukselit: Mos u bëni sikur s’po dini

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 15:10
Aleksander Vuçiqi i drejtohet  Kosovës dhe BE-së për marrëveshjet e Brukselit: Mos u bëni sikur s’po dini

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se sa i përket targave është e shpikur absolutisht, sikur edhe kjo zgjatje 10-mujore. Ai ka thënë ata duam tabela neutral, por që shqiptarët nuk po duan. 

Ai ka potencuar duke thënë "Andaj as ju as Perëndimi, mos u bëni sikur s’po dini" , transmeton "Kosova Sot Online".

“Në to ka tri nënshkrime, jo një. Një është nga ish-kryeministri Ivica Daçiq, një nga përfaqësuesi shqiptar dhe i treti nga përfaqësuesi i BE-së”, ka deklaruar Vuçiq, raporton B92.

“Ne kemi bërë gjithçka që ka qenë e nevojshme për ta bërë dhe tash është koha për palët tjera që ta bëjnë këtë, që nënkupton formimin e asociacionit dhe të mos interpretohen rrejshëm rregullat që i kemi bërë bashkë. Sa i përket targave është e shpikur absolutisht, sikur edhe kjo zgjatje 10-mujore. Ne duam tabela neutral, por që shqiptarët nuk po duan. Andaj as ju as Perëndimi, mos u bëni sikur s’po dini”.

(Kosova Sot Online)