Vishuni trashë: Paralajmërohen reshje bore, moti për sot dhe vikend

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 09:10
Vishuni trashë: Paralajmërohen reshje bore, moti për sot dhe vikend

Moti sot në Kosovë pritet të mbajë i ftohtë dhe me vranësira, ku do të ketë mundësi që të ketë rreshje të shiut, shkruan "Kosova Sot Online".

Ndërsa, të shtunën priten reshje të dobëta shiu, në vise malore pritet të ketë edhe rreshje bore.

"Mjegull edhe ditën e enjte. Të premten shtim i vransirave, e ditën e shtunë priten reshje të dobëta shiu, në vise malore edhe bore", ka njoftuar "Prishtina Weather".

10.11 – Në mëngjes mjegull në ultësira, e gjatë ditës kryesisht me diell dhe vransira kalimtare.

11.11 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull. Në mbrëmje vonë mundësi edhe për riga lokale shiu.

12.11 – Reshje të dobëta shiu orëve të mëngjeist, viseve malore reshje bore. Ditën vransirat shpërndahen.

13.11 – Kryesisht me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull, që mund të mbetet edhe deri nga mesdita.

14.11 – Pas mëngjesit të ftohtë e me mjegull në ultësira, ditën kryesisht me diell.

(Kosova Sot Online)