Vuçiq i kërkon Borellit themelimin e Asociacionit

  • A.P /
  • 11 November 2022 - 16:45
Vuçiq i kërkon Borellit themelimin e Asociacionit

Të premten në Paris Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është takuar me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ku është diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, rrugën evropiane të Serbisë dhe harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me BE-në, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vuçiq në llogarinë e tij sociale ka treguar se ka kërkuar fillimin e formimit të Asociacionit nga Kosova.


"E theksova se është shumë e rëndësishme që institucionet evropiane dhe shtetet anëtare të BE-së të mbajnë qëndrim të prerë karshi asaj se Prishtina më në fund duhet të fillojë t’i përmbushë obligimet e saj, që para së gjithash ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që do të tregonte angazhimin e tyre të pretenduar në praktikë, do të mundësonte vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura", ka shkruar Vuçiq.

“Ne ramë dakord se është e nevojshme të ulen të gjitha tensionet, të qetësohen tensionet dhe të zgjidhen problemet në mënyrë racionale, për të cilën Serbia gjithmonë insiston”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)