Tetë persona lëndohen në një aksident të rëndë trafiku në Prishtinë

  • E.K /
  • 12 November 2022 - 09:28
Tetë persona lëndohen në një aksident të rëndë trafiku në Prishtinë

Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online)

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor” tha Flora Ahmeti.

(Kosova Sot Online)