Arianit Koci: Vjosa Osmani e Albin Kurti bënë mirë që në Paris morën bashkëshortët

  • E.K /
  • 12 November 2022 - 14:43
Arianit Koci: Vjosa Osmani e Albin Kurti bënë mirë që në Paris morën bashkëshortët

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka shkruar se ka qenë veprim i mirë i presidentes Osmani edhe kryeministrit Kurti që i kanë marrë edhe bashkëshortët më veti në darken protokollare të presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Avokati Koci e ka cilësuar si veprim të mirë të presidentes edhe kryeministrit  që në atë darkë kanë marrë edhe bashkëshortët në Paris, përcjell "Kosova Sot Online".

“Po më vjen mirë që edhe Presidentja edhe Kryeministri në darka protokolare shtetërore, i kane me vete edhe bashkëshortët.

Përpara, kjo ka ndodhur pak, ose aspak! Thuaja gjithmonë, liderët e përparshëm - sidomos burrat, i kemi parë në ceremoni, pa gra!”, ka shkruar Koci.

(Kosova Sot Online)