Protesta masive e opozitës në Tiranë, mbushet sheshi, blindohet kryeministria

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 16:21
Protesta masive e opozitës në Tiranë, mbushet  sheshi, blindohet kryeministria

Protestës së opozitës që zhvillohet sot para kreministrisë në Tiranë i janë bashkuar qindra qytetarë, shumë të ardhur edhe nga rrethet. Mësohet se kanë ardhur nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Përmeti, e Këlcyra, Mirdita etj.transmeton "Kosova Sot Online ".

Në Bulevardin para kryeministrisë shihen shumë fëmijë dhe të moshuar, që kanë vendosur të marrin pjesë në protestë. Berisha dhe Meta do të nisen njëkohësisht nga selitë e partive të tyre dhe do të bashkohen në sheshin para Kryeministrisë.

Rrugët që bllokohen:

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

(Kosova Sot Online )