Aksident në Prishtinë, tetë persona me lëndime trupore

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 10:12
Aksident në Prishtinë, tetë persona me lëndime trupore

Te Menza e Studentëve në Prishtinë  ka ndodhur një aksident, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, duke mos respektuar shenjat e komunikacionit ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar, ku lëndime trupore kanë pësuar tetë persona. 

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)